Lajme

Expose nga sonte sjellë një seri të dokumentarëve për “zbrazjen e Kosovës”

01/21/2022 15:08
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton një dokumentar për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Në pjesën e parë të dokumentarit i cili transmetohet sonte pasqyrohet mungesa e fuqisë punëtore në vend dhe shkaqet që detyrojnë ata të largohen nga Kosova.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar mbi 51 mijë qytetarë, kryesisht të rinjë kanë aplikuar për termine, raporton GazetaBlic.com

Qeveritë që kanë udhëhequr me vendin në dy dekada pas luftës me shtetin serb, besohet se kanë rritur zhgënjimin e qytetarëve mbi pritshmeritë e tyre, për ditë më të mira për vendin.

Sipas akterëve të këtij dokumentari, zhgënjimi ka filluar të shprehet edhe me qeverinë që aktualisht është në pushtet dhe drejtohet nga Kryeministri Albin Kurti. Shpresa se kjo qeveri do të veprojë ndryshe nga qeveritë e kalura, siç pretendojnë ata, ka nisur të zbehet, ndonëse ene në masë të vogël.

Sonte nga ora 22:10 në Kanal10 dhe në Gazeta Blic mund ta ndiqni dokumentarin e përgatitur nga Expose – “Zbrazja e Kosovës