Aston Villa ka arritur marrëveshje me portierin Emiliano Martinez për rinovimin e kontratës.
Skuadra angleze njoftoi përmes Twitter se portieri Emiliano Martínez ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2027, përcjell GazetaBlic Sport.
29-vjeçari argjentinas ka qenë në skuadrën që tani stërvitet nga Steven Gerrard që kur erdhi nga Arsenali në sezonin 2022/21.
Surprise…
— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 21, 2022


