Sporti

Ancelotti: Hazard dhe Isco na e fituan ndeshjen

01/21/2022 12:57
nga:E K

Real Madrid mposhti dje Elchen dhe u kualifikua në raundin tjetër të ‘Copa del Rey’.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar dyshen Eden Hazard dhe Isco. Ata u inkuadruan nga stoli në Kupën e Mbretit, duke realizuar golat që e kualifikuan Real Madridin në çerekfinale.

Isco realizoi golin e barazimit, kurse Hazardi shënoi golin e fitores.

“Hazard dhe Isco na e kanë fituar ndeshjen. Duhet ta theksojmë këtë sepse është vërtet domethënëse. Të dy meritojnë më shumë minuta dhe unë llogaris në të dy”, u shpreh Ancelotti.