Lajme

Haradinaj: Urtësia dhe filozofia politike e Rugovës, mbeten modelet më të avancuara të të bërit politikë

01/21/2022 11:06
nga:N M

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në 16 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, e ka kujtuar atë përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka shkruar se ai personalisht ka fituar shumë gjatë kohës sa Kosova ishte në shtetndërtim e sipër, meqë kishte bashkëpunuar ngushtë me Rugovën.

Reagimi i plotë:

Urtësia dhe filozofia politike e Presidentit Ibrahim Rugova, mbeten ndër modelet më të avancuara të të bërit politikë.
Unë kam përfituar shumë, sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik Rugova.
RH