Barcelona ka humbur dje ndaj Athletic Billbaos.
Billbao fitoi me rezultat 3-2 dhe eliminoi Barcelonën nga “Copa del Rey“, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për media ka folur, Xavi i cili tha se Barca duhet të mësojë nga gabimet.
“Nuk më pëlqen fjala dështim. Dhe nëse është dështim, le të jetë për të mësuar. Le të mësojmë nga gabimet. Na kanë mbetur dy luftëra: Europa League dhe La Liga. Ne kemi tentuar dhe kemi luftuar deri në fund”, u shpreh Xavi.
“Më duhet të përgëzoj Atheltic Billbaon, në shumë momente kanë qenë më të mirë. Janë të organizuar shumë mirë, është një rival shumë i vështirë”, deklaroi spanjolli.
/GazetaBlic Sport/


