Sporti

Roma eliminon Leccen, shënon gol Marash Kumbulla

01/20/2022 23:00
nga:E K

Roma ka shënuar fitore ndaj Lecces me rezultat 3-1.

Realizatorët e golave për Romën ishin: Kumbulla, Abraham dhe Shomurodov, shkruan GazetaBlic Sport.

Qendërmbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka shënuar gol për Romën në Kupën e Italisë në ballafaqim me Leccen.

Vendasit ishin në disavantazh nga minuta e 14′ por Kumbulla riktheu baraspeshën në fushë me golin e realizuar në minutën e 40′.

/GazetaBlic Sport/