Sulmuesi francez, Ousmane Dembele së fundmi ka lëshuar një deklaratë befasuese.
Sipas francezit, atij është duke iu bërë shantazh nga klubi i tij aktual, Barcelona, shkruan GazetaBlic Sport.
Situata mes palëve është tensionuar pasi kontrata e 24 vjeçarit skadon në qershor, kurse ai ende nuk ka rinovuar kontratën, Barcelona po kërkon shitjen e tij
në këtë janar, por francezi nuk po e pranon as këtë opsion.
“Njerëzit kanë folur për mua, kanë gënjyer me një qëllim të vetëm, për të më dëmtuar. I qëndrova linjës që të mospërgjigjjem, të mos justifikohem. A ishte ky një gabim? Patjetër”.
“Epo që sot, kjo ka mbaruar. Nga sot do të përgjigjem sinqerisht, pa iu dorëzuar asnjë lloj shantazhi”.
“Unë jam 24 vjeç dhe si çdo mashkull kam të meta. Kam përjetuar momente komplekse, lëndime, më ka prekur edhe COVID-i”, ka shkruar fillimisht lojtari.
Ousmane Dembélé: “For four years people have spoken for me, shamefully lied with a single purpose, the intention of harming me. I have been following my line of never answering for four years. Has it been a mistake? Surely. It’s over”. ??? #Dembele
Full Dembouz statement ⤵️? pic.twitter.com/VsXOVVj1fb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 20, 2022
“Unë jam ende nën kontratë, jam plotësisht i përfshirë dhe në dispozicion të klubit tim, trajnerit tim. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për shokët e mi, kjo nuk do të ndryshojë tani. Unë nuk jam njeri që mashtron apo i dorëzohem shantazheve”.
“Siç e dini, ka negociata. E lashë agjentin tim të kujdeset për to, kjo është zona e tij. Territori im është të luaj futboll, duke ndarë momente gëzimi me shokët dhe tifozët e mi. Mbi të gjitha, le të fokusohemi te fitorja”.
Kujtojmë se Barcelona ka paguar 140 milionë për transferimin e tij nga Dortmund, kurse tani duket se francezi do u ikë nga duart pa asnjë përfitim për ‘Blaugranët’.
/GazetaBlic Sport/


