Njëra nga artistet shqiptare më të suksesshme pa dyshim që është Era Istrefi, e cila arriti të depërtoj në tregun botërorë sa i përket muzikës.
Era ka kohë që nuk është aktive në projektet muzikore, por si duket i erdhi fundi pritjes për këngët e saj të reja, shkruan GazetaBlic.
Robert Berisha ka qenë personi i cili ka shpalosur detaje sa i përket planeve të Erës dhe distancimit të saj nga muzika, ku ai është shprehur se rikthimi i saj do të jetë edhe më i fuqishëm.
Në promon e emisionit “Te Shoqja”, ka paralajmëruar se do të flas për problemet e kontratës që Era ka pasur./GazetaBlic/


