Lajme

Dallavret e dyshuara në kontratën 105 mijë euroshe, arrestohet zyrtari i ShSKUK-së

01/20/2022 18:34
nga:Gazeta Blic

Është ndaluar një zyrtar i SHSKUK-së nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit, zyrtari i IT-së me inicialet L.J., thuhet se veprën e ka kryer në cilësinë e menaxherit të kontratës nga QKUK “furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe integirmi i sistemit të kontrollit të qasjes”.

Hetimi mbi të ka zgjatur disa muaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton Prokuroria.

“Prokurori i çështjes, lidhur me këtë rast është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, derisa ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale”, shkruhet në njoftim.