Lajme

Deputeti i PDK-së pretendon se e ka shkarkuar nga puna ministren e Kurtit

01/20/2022 17:13
nga:Gazeta Blic

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ministrja Rozeta Hajdari, ka qenë këshilltare e jashtme në kohën kur ishte kryeministër Hashim Thaçi.

Tahiri deklaroi në Kuvend se sa ka qenë shef i kabinetit të ish-kryeministrit Thaçi, ka kërkuar që të ia shkëput kontratën ministres Hajdari.

“Meqenëse e përmendi e hyri në karrierë ministrja e Tregtisë, atëherë për hir të opinionit publik dua të tregoj se janë dy këshilltarë. Këshilltarët e jashtëm që paguhen për Qeverinë e Kosovës nga donatorët, e kjo ka qenë këshilltare e jashtme e kryeministrit Thaçi, të cilës unë personalisht si shef i kabinetit të kryeministrit Thaçi kam kërkuar me ia shkëput kontratën. Pra kjo është e vërteta e saj. Kjo ka qenë një këshilltare e paaftë. S’ka asgjë personale. Pra, pagesa e saj ka qenë përmes UNDPI-së, me konfirmimin e kabinetit të kryeministrit, që në atë kohë ka qenë kryeministri Thaçi. Sot është fatkeqësi, një njeri i paaftë si kjo me drejtu një resort të tillë”, tha ai.