Showtime

Ledjana ironizon Antonelën, pasi ajo tregoi se është ngacmuar nga Balotelli, ja se çfarë i tha

01/20/2022 16:59
nga:Donika Fetahu

Dy ish-konkurentet e “Për’puthen”, Antonela Berisha dhe Ledjana Prenga, si duket nuk i kanë rregulluar raportet me njëra-tjetrën akoma.

Ato gjatë periudhës që kanë qenë në program kanë pasur shumë konflikte me njëra-tjetrën, shkruan GazetaBlic.

Antonela para disa ditësh ka goditur me një deklaratë në emisionin “E Diell”, ku tregoi hapur se është ngacmuar hapur nga futbollisti i njohur Baloteli.

Së fundmi rreth kësaj deklarate ka reaguar Ledjana, përmes një video në TikTok, ku ka pyetur ndjekësit e saj se “Sa nga ju mendonjnë që Baloteli i ka shprehu dashurinë Antonelës“, dhe ka komentuar “Mbrëmë kamë pirë kafe me Ronaldon“./GazetaBlic/