Newcastle është një nga skuadrat më aktive në merkaton dimërore.
Pas transferimit të Kierian Trippier dhe Chris Wood, skuadra me në krye pronarë sheikë ka shprehur interesim për sulmuesin e Atalantas, Duvan Zapata, shkruan GazetaBlic Sport.
Fabrizio Romano raporton se skuadra angleze ka bërë ofertë për huazimin e Zapatas me opsion blerje në fund të sezonit.
Marrëveshja do përfshijë obligimin e blerje, sidoqoftë Atalanta preferon shitjen e menjëhershme.
/GazetaBlic Sport/


