Sporti

Zyrtare: Barcelona regjistron Nico Gonzalezin në ekipin e parë

01/20/2022 15:45
nga:L J

Nico Gonzalez është zyrtarisht një lojtar i ri në skuadrën e parë të Barcelonës.

Kjo është bërë e ditur nga skuadra Blaugranase me një njoftim për shtyp në faqen e saj zyrtare, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nico Gonzalez, i regjistruar më parë si lojtar i Barça B, tani është regjistruar në La Liga si lojtar i ekipit të parë të FC Barcelona”, është deklarata e klubit.

Pas 23 paraqitjeve të përgjithshme nën urdhrat e Koeman dhe Xavi, lojtari i linduar në vitin 2002 mund të bëjë debutimin e tij sonte si një lojtar i ekipit të parë në ndeshjen e raundit të 16-të të Copa del Rey kundër Athletic Bilbao.

Nico Gonzalez ka shënuar gjithashtu dy gola në La Liga kundër Osasuna dhe Elche këtë sezon.

/GazetaBlic Sport