Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke foli për ARD për të ardhmen e Erling Haaland duke mohuar se klubi i kishte dhënë lojtarit një ultimatum për të vendosur për të ardhmen e tij.
“Të thuash që Dortmundi i ka dhënë një ultimatum është një marrëzi. Nuk ka asnjë afat”, siguroi ai.
Megjithatë, vetë norvegjezi kishte deklaruar kështu të premten në mbrëmje, pas dy golave ndaj Freiburgut:
“Borussia Dortmund po më bën presion për të marrë një vendim për sezonin e ardhshëm, por unë dua vetëm të luaj futboll”.
/GazetaBlic Sport


