Sporti

Daniil Medvedev mposht Nick Kyrgios dhe kalon në raundin e tretë të Australian Open

01/20/2022 13:16
nga:L J

Tenisti rus, Daniil Medvedev mundi australianin Nick Kyrgios dhe u kualifikua në raundin e tretë të Australian Open.

Nënkampioni i renditjes ATP konfirmoi favorizimin e tij dhe mundi numrin 115 të renditjes me 7-6, 6-4, 4-6 dhe 6-2, përcjell GazetaBlic Sport.

Në raundin e tretë, tenisti rus do të përballet të shtunën me holandezin Botic van Zandschulp.