Sporti

14 raste të reja pozitive tek skuadra e madhe italiane

01/20/2022 11:44
nga:L J

Lajm i keq për Venezian: testet e reja kanë nxjerrë në pah 10 raste të reja të pozitivitetit të Covid-19 në grupin e ekipit.

Kështu numri i pozitivëve në klubin rritet në 14, duke përfshirë lojtarët dhe anëtarët e stafit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky është njoftimi për shtyp nga klubi: “Venecia FC njofton se përveç rasteve të regjistruara më 15 janar, gjatë testimeve të kryera çdo ditë nga grupi i ekipit në ditët e fundit, kanë dalë edhe 10 pozitivë me Covid 19. Në total, pra, 14 janë raste pozitive në grupin e ekipit.”

“Organet kompetente shëndetësore janë informuar, anëtarët janë vendosur menjëherë në izolim sipas rregullores aktuale dhe do të ndjekin procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”

/GazetaBlic Sport