Lajme

AAK përmes një rezolute në Kuvend kërkon që çmimi i rrymës mos të rritet

01/20/2022 10:42
nga:N M

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën pleanare ku po diskutohet për propozimin e ZRRE-s për rritjen e çmimit të rrymës, kërkoi që të kundërshtohet raportoi i këtij organi.

Ai i ftoi krejt partitë të votojnë për rezolutës së tyre përmes së cilës do të ndalej fryrja e faturave të rrymës.

“Të bashkohemi sot, si për referendumin, ta votojmë një rezolutë që të mos bëjë këtë diskriminim. Disa qytetarëve u duhet me pagu 150 % më shtrenjtë”, theksoi ai.

Tahiri nuk përjashtoi as protestat.

“Ankimin do ta bëjmë edhe me protestë. Që tri vjet nuk i kemi ngrit pagat, po ashtu kemi edhe inflacion. Andaj ngritja e çmimit është e papranueshme”, u shpreh ai.

PDK kërkon të kthehet në pikën zero raporti i ZRRE-s për tarifat e rrymës