Sporti

Holanda bën mrekullinë, fitojnë pas 17 vitesh një ndeshje në Kampionatin Evropian të futsallit

01/20/2022 09:03
nga:L J

Holanda mundi Ukrainën (3-2), në turin e parë të Grupit A, të Kampionatit Evropian 2022 të futsallit.

Që nga viti 2005, nikoqirët nuk kanë pasur asnjë fitore në këtë kompeticion, përcjell GazetaBlic Sport.

Saadouni (21′), Attaibi (23′) dhe Bouzambou (29′) shënuan golat për ekipin e Holadës, kurse Zvarych (1′) dhe Shoturma (37′) shënuan golat për Ukrainën.

Me këtë rezultat Holanda është në vendin e dytë me tre pikë, po aq sa Portugalia.

Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në xhiron e dytë të ndeshjes (23 janar) dhe kushdo që fiton i garantohet kalimi në fazën tjetër.

/GazetaBlic Sport