Sporti

Arsenali mori një ofertë të pazakontë për lojtarin më të paguar, Aubameyang

01/20/2022 08:40
nga:L J

Një ofertë e pazakontë për një nga lojtarët më të mirë ka mbërritur te Arsenali.

Saudi Al-Nassr ka dërguar një ofertë prej 6.7 milionë funte për Pierre-Emerick Aubameyang.

Gabonezi nuk ka luajtur për Arsenalin që kur Mikel Arteta ia hoqi shiritin e kapitenit muajin e kaluar, por nuk dihet nëse klubi londinez është gati ta lërë të shkojë kaq lirë duke qenë se ai është lojtari më i paguar i klubit.

Tarifa do të ishte e vogël për një lojtar të profilit të Aubameyang, por gjithashtu do të hiqte 250,000 funte në javë nga fatura e fryrë e pagave të Arsenalit.

/GazetaBlic Sport