Showtime

Kujt i thotë mirëmengjes Roza Lati, cilit nga banorëve të BBV?

01/19/2022 22:49
nga:Donika Fetahu

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshmë në  “Big Brother Vip”, ka ndodhur dicka e papritur.

‘Vëllau i madh’ ka vendosur që të eleminohen dy banorë, ku pas eleminimit të Xheisarës, ai që u largua ishte Dj Dagz, shkruan GazetaBlic.

Ky largim ishte i  papritur nga banorët, ku Einxhel u mërzit jashtëzakonisht shumë, por përkrahja nga jashtë nuk I mungon aspak.

Së fundmi ka reaguar moderatorja Roza Lati, përmes një postimi në Instagram, ku ka postuar einxhelin dhe Dagz, duke u përqafuar me mbishkrimin: “Unë sot mirëmengjes I them vetëm Einxhelit”./GazetaBlic/