Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do ta udhëheq kryeqytetin për 4 vitet e ardhshme.
Në një postim në Facebook, Rama ka bërë të ditur ekipin prej 20 personash.
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, do të udhëheq me drejtorinë e Pronave.
Kreu i Prishtinës ka shtuar se javën tjetër, ekipi do të plotësohet edhe më shumë.
Ky është ekipi i prezantuar nga Përparim Rama:
z. Alban Zogaj – Nënkryetar
z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave
z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës
znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City