Sporti

Liria fiton bindshëm miqësoren ndaj Prizrenit, Aliu shënon hat-trick

01/19/2022 18:41
nga:L J

Skuadra e Lirisë ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve.

Liria ka luajtur ndaj FC Prizrenit, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra e Granit Begollit ka fituar bindshëm në këtë duel, me rezultatin 7:3.

Në këtë ballafaqim ka debutuar edhe transferimi më i ri i Lirisë, Altin Aliu.

Aliu ka shënuar hat-trick në këtë ballafaqim.

Vlen të theksohet se skuadra e Lirisë po vazhdon përgatitje intensive para fillimit të sezonit pranveror në Ligën e Parë.

Të dielën, Liria do të luajë ndaj FC Vjosës, poashtu në kuadër të ballafaqimeve miqësore.

/GazetaBlic Sport/