Showtime

Rikthimet nuk kanë të ndalur, edhe dy ish-konkurrent bëhen pjesë e “Për’puthen”

01/19/2022 18:38
nga:Donika Fetahu

Siç duket edisioni i tretë i “Për’puthen”, ka ndryshuar disa rregulla duke e krahasuar me edicionet e tjera.

Më herët vetë autorja e këtij programi Olsa Muhameti, ishte shprehur se nuk do të ketë rikthime tani ajo gjë nuk vlenë më pas hyrjes në program të Mevlanit dhe Anës, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi ajo është shprehur se rikthimet janë të nevojshme dhe se nuk do të përfundoj me kaq.

Olsa u shpreh në ‘Top Albania Radio’ se do të rikthente dhe dy ish-konkurrentë, po kësaj here të sezonit të tretë e mesa duket bëhet fjala për Edin dhe për Adën, të cilët u përjashtuan për thyerje rregullash.

Akoma nuk ka diçka të konfirmuar rreth këtij lajmi, se cilët janë ata mbetet të shihet./GazetaBlic/