Sporti

Newcastle kërkon transferimin e Balotellit – presidenti i klubit turk: Ekziston oferta, të shohim!

01/19/2022 09:39
nga:L J

Presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak ka këmbëngulur që Mario Balotelli, për të cilin ai ka thënë se Newcastle United është i interesuar, do të largohet vetëm nëse klubi është i kënaqur me ofertën në tavolinë.

Balotelli e ka rikthyer veten në Superligën Turke te Adana Demirspor, duke rënë në sy dhe duke shënuar shtatë gola në vetëm 18 ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Italiani ka filluar të tërheqë vëmendjen e klubeve të tjera, me Adana Demirspor që refuzoi një ofertë nga Lindja e Mesme, ndërsa Newcastle pretendohet se po mendon për një lëvizje për të.

“Ka gjithmonë oferta për lojtarë si Balotelli, por ne nuk planifikojmë ta shesim atë për momentin”, tha Sancak për gazetën turke En Son Haber.

“Që unë të shes Balotellin, ata duhet të paguajnë miliona euro. Edhe pse klauzola e tij e lirimit është më e ulët, nëse unë nuk i them ‘shko’ atëherë ai nuk do të shkojë.”

“Unë dhe Balotelli jemi si vëllezër. Ai më do dhe më respekton shumë. Unë gjithashtu e dua atë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë”, përfundoi ai.

Sulmuesi 31-vjeçar ka përvojë të konsiderueshme në futbollin anglez, pasi ka luajtur me Manchester City dhe Liverpool.

/GazetaBlic Sport