Si asnjëherë më parë mbrëmë në Big Brother VIP ndodhi një gjë e pazakontë.
Për herë të parë, ‘Vëllai i madh’ ditën e djeshme njoftoi se do të ketë dy eliminime brenda natës.
Të njëjtit do të zgjidhnin njëri-tjetrin për nominim në një zinxhir të nisur nga Beatrix Ramosaj, ndërsa të fundit ngelën DJ Dagz dhe Einxhel.
Për çiftin u hap menjëherë televotimi dhe se njëri prej tyre do të tërhiqet nga gara për çmimin prej 100 mijë eurosh.
Mes Einxhel dhe Dagz, DJ nga Kosova ka qenë ai që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP teksa moderatorja vazhdon të qëndroj akoma brenda.
Surprizat nuk mbaruan me kaq.
Arbëri është banori që përballet me kutinë e Pandorës.
Ai është vënë përballë dy zgjedhjeve: Të jetë imun për një javë dhe të mos jetë pjesë e asnjë nominimi por të dërgojë në nominim tre banorë të tjerë.
Einxhel, Beatrixa dhe Donaldi janë tre emrat që shkojnë në nominim për të premten.


