Sporti

I pandalshëm, Armando Broja dhuron “show” në stërvitje

01/19/2022 08:04
nga:L J

Armando Broja është padyshim njeriu i momentit te Southamptoni. Bomberi shqiptar, po kalon një nga momentet më pozitive në karrierën e tij, duke bërë diferencën me cilësitë e tij të shkëlqyera. Jo vetëm në ndeshje zyrtare, shqiptari nuk nguron të rrëmbejë skenën edhe në stërvitje.

Klubi i Southamptonit ka postuar së fundmi në faqen zyrtare në “Instagram”, disa sekuenca nga seanca stërvitore, ku shihen futbollistët duke realizuar disa kombinime mjaft të bukura, të cilat u konkretizuan në mënyrë perfekte.

Ishte pikërisht Armando Broja ai që finalizoi me sukses “tiki-taka”-n e bardhekuqve. “Skuadra duke qëndruar në formë”, shkruan klubi në faqen zyrtare në “Instagram” bashkangjitur videos së aksionit.

Në këtë postim nuk ka munguar as komenti, i Armando Brojës, i cili ka etiketuar shokun e tij të skuadrës, Nathan Tella duke shkruar: “Tiki-Taka”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Southampton FC (@southamptonfc)