Lajme

Kërkohet nga opozita që të organizojë protesta për energjinë

01/18/2022 23:05
nga:Gazeta Blic

Opinionisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas aprovimit të Qeverisë në propozimin e ZRRE-së për rritjen e tarifës së energjisë elektrike.

Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se mesatarja e Kosovës shpenzojnë më shumë se 600 kilovatë rrymë brenda muajit, sipas një grafike të KEDS-it.

Ai tha se rritja e tarifës së energjisë do të prekë një numër të madh të ekonomike familjare.

“Gati cilado familje që, në mungesë të mundësive tjera, detyrohet ta përdorë energjinë elektrike për ngrohje, e kalon 600 kilovatëshin brenda muajit, edhe nëse mundohet të kursejë maksimalisht. Në mesin e këtyre ekonomive familjare ka shumë të tilla me kushte jo të mira financiare, të cilat rrymën nuk e përdorin për luks, por për nevoja ekzistenciale, siç është ngrohja (sepse nuk kanë opsion tjetër për ngrohje)”, ka shkruar Thaçi.
Thaçi tha se Qeveria duhet të sigurohet që rritja e çmimit të energjisë të jetë sa më e vogël, sidomos për ekonimitë familjare me gjendje jo të mirë financiare.

Ndërsa shtoi se opozita më mirë do të ishte të organizonte protesta, në mënyrë qytetarët që e pakënaqur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike të dalin dhe ta shprehin pakënaqësinë e tyre para qeverisë.

Thaçi thotë se justifikimi se energjia elektrike në Kosovë është shumë lirë krahasuar edhe me rajonin është tërësisht i papranueshëm, sepse sipas tij këtë rrymë më të lirën në rajon qytetarët e Kosovës e paguajnë me shëndet, me ajrin më të ndotur jo vetëm në rajon, por edhe në nivel botëror.

“Prandaj, qeveria e Kosovës duhet të sigurohet që rritja e çmimit të energjisë elektrike të jetë sa më e vogël, sidomos për ekonomitë familjare me gjendje jo të mirë financiare. Dhe në këtë pikë qeveria nuk duhet ngatërruar e të mendojë se niveli i shpenzimit të energjisë elektrike është në proporcion të drejtë me nivelin e të ardhurave të ekonomive familjare në Kosovë, sepse këtë proporcion e prishë variabla “ngrohje me rrymë”, kur nuk ka alternativë tjetër më të mirë e më të lirë, madje në shumë raste nuk ka fare alternativë tjetër”, shkruan ai.