Lajme

Lushtaku ironizon me Kurtin: KREJT dhe DREJT rritjes së çmimeve

01/18/2022 21:32
nga:Gazeta Blic

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar rreth kërkesës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria e tanishme nuk e ka hallin e qytetarëve por vetëm të bizneseve. Ai madje ironizoi me sloganin e Vetëvendosjes “Krejt dhe drejt”, të cilën kjo parti e kishte përdorur gjatë fushatës.

“KREJT dhe DREJT rritjes së çmimeve! Albini & Company, tash e tutje nuk e kanë hallin e qytetarëve por të bizneseve që kanë qëllim vetëm interesin e tyre. E kanë humbur çdo ndjeshmëri për qytetarët me marrjen e pushtetit”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

“Por, me rëndësi votat e 50,28% të qytetarëve me të drejtë vote i kanë marrë. Durim për juve që nuk i keni votuar! Ndërsa, ju që i keni votuar, përgëzime për shtrenjtimin e rrymës, produkteve ushqimore, materialit të ndërtimit etj”, ka shkruar tutje ai.

Sipas tij, kjo parti e kishte pasur hallin vetëm të karriges e jo të popullit.

“Zot, na ruaj nga injoranca, demagogjia dhe hipokrizia e kësaj qeverie!”, ka vazhduar Lushtaku.