Showtime

Beniada prezantohet me dy mbiemra, ja se cili është tjetri

01/18/2022 17:43
nga:Donika Fetahu

Beniada Nishani, modelja e njohur tanimë është njëra nga figurat më të dashura për publikun.

Ajo është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku arrin të ketë vëmendje mjaft të madhe nga publiku jashtë, shkruan GazetaBlic.

Por shumë pyetje janë bërë rreth mbiemrit tjetër të saj, ai Jakic, me të cilin prezantohet në Instagram.

Para disa viteve modelja kishte folur në një intervistë për gazetën Panorama, transmeton GazetaBlic.

“Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime). Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë boshnjakë, që u shpërngulën me forcë nga tokat e tyre prej serbëve. Dhe unë Jakic e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele”, ishte shprehu ajo sa i përket kuriozitetit ndaj mbiemrit të saj./GazetaBlic/