Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku, ndryshe i njohur si Noizy, nuk ka të ndalur sa i përket projekteve muzikore.
Së fundmi emri i tij është përfolur mjaft shumë në mediat rozë, për deklaratat e tij ‘bombastike’, shkruan GazetaBlic.
Ndërkohë reperi ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, se më 20 janar do të publikojë një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Dardan.
Ai ka treguar se për herë të parë do të këndoj në gjuhën gjermane.Këtë bashkëpunim reperi e ka cilësuar super hit./GazetaBlic/
View this post on Instagram