Me vendimin e saj të fundit, BMW po bëhet një oazë për të gjithë fansat me motor me djegie të brendshme, veçanërisht ata të prirur ndaj markave premium gjermane.
Gjegjësisht, ndryshe nga Mercedes, i cili tashmë ka paralajmëruar transformimin e departamentit të zhvillimit të motorëve, dhe Audi, i cili do të lansojë motorin e fundit të ri në vitin 2026, BMW po shikon tendencat aktuale duke qëndruar me të dyja këmbët fort në tokë.
Nëse tashmë kanë luajtur pak sa i përket dizajnit, kur bëhet fjalë për mekanikën dhe makinat shtytëse, bavarezët do të luajnë në dy fronte.
Kreu i zhvillimit të BMW-së, Frank Weber konfirmoi për Auto Motor und Sport se BMW po punon për të zhvilluar një gjeneratë të re të motorëve me benzinë dhe naftë, sepse ata (fansat) kanë nevojë për “motorët me djegie të brendshme”.
Dhe ky nuk është fundi i historisë, kështu që Frank thotë se një numër i motorëve do të zhvillohen, duke përfshirë tetë të mëdhenj: “Kjo është arsyeja pse ne po punojmë për një gjeneratë të re motorësh: benzinë dhe naftë, me gjashtë cilindra dhe tetë cilindra”.
Weber zbulon se gjenerata e re po sjell risi të mëdha teknologjike, veçanërisht në “kokat e cilindrit”.
Ai gjithashtu theksoi se BMW nuk do t’i detyrojë klientët të zgjedhin midis motorëve klasikë me lëndë djegëse fosile dhe shtytjes elektrike sepse “qëllimi i tyre është gjithmonë të ofrojnë automjetet më të qëndrueshme dhe inovative, pavarësisht nga lloji i shtytjes”.