Lajme

Pamje nga aksidenti i autobusit të kompanisë “Shero Tours” në Bullgari

01/18/2022 14:07
nga:Q R

Mediat bullgarë kanë publikuar pamje të reja nga aksidenti i autobusit brenda të cilit ishin 29 pasagjerë nga Kosova, në mesin e tyre gjashtë fëmijë.

Autobusi i kompanisë “Shero Tours” është aksidentuar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm me një kamion i cili po bartte dru.

Siç raportojnë mediat bullgare, përveç shoferit që ka pësuar lëndime të lehta, të tjerët kanë shpëtuar dhe gjendja e tyre është e mirë.

 

 

Mediumi bullgar: Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova