Moderatorja shqiptare, Bora Zemani vazhdon të jetë emri më i përfolur në mediet rozë.
Qysh nga takimi me ish- të dashurin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, Donaldin, ku edhe shkëmbyen puthje, moderatorja përsëri është në qendër të vëmendjes, shkruan GazetaBlic.
Finalja e këtij reality shoë është afër dhe me sa duket ka surpriza të shumta.
Sipas burimeve të “Pamfletit” në ‘TopChannel’, një ide lidhur me Bora Zemanin që të jetë prezente në natën finale është hedhur në tavolinë e diskutimeve mes Arbana Osmanit, Lorit dhe Sara Hoxhës./GazetaBlic/


