Kryetarët e komunave kanë përfunduar mbledhjen që ka nisur diku rreth orës 10 e 30, raporton Gazeta Blic.
Gazeta Blic ka kuptuar se ata në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës kanë kundërshtuar projektligjin për Inspektimin Administrativ.
Kryetarët e komunave kanë kundërshtuar procedimin e këtij projektligji.
“Me këtë projektligj cenohet demokracia lokale dhe është në kundërshtim me kartën universale për të drejtat e njeriut dhe kartën evropiane për vetëqeverisje lokale”, thuhet në njërën ndër pikat që ka vendosur ky Asociacion.
Ky projektligj është kundërshtuar edhe nga shoqëria dhe partitë politike opozitare duke e cilësuar se po krijohet një inspektorat që ka “kompetenca sikurse të policisë”
Rritja e çmimit të rrymës, AAK me rezolutë, PDK e LDK në konferencë për media



