Sporti

Lojtarët e Real Madridit mbajnë një minutë heshtje përpara stërvitjes së sotme për vdekjen e legjendës Paco Gento

01/18/2022 12:30
nga:L J

Francisco Gento, legjenda e Real Madridit dhe futbollisti i vetëm në histori me gjashtë Kupa Evropiane në emër të tij, vdiq sot në moshën 88-vjeçare.

Gento ishte aktualisht president nderi i Real Madridit, një post që e kishte trashëguar nga miku dhe shoku i tij i madh i skuadrës Alfredo di Stéfano, i cili e kishte para tij.

Lojtarët e ekipit të Realit kanë nderuar Francisco Genton.

Ata kanë mbajtur një minut heshtje në ambientet e klubit, duke kujtuar dhe nderuar kështu figurën e Gentos.

Ja pamjet: