Showtime

Bora Zemani e ftuara speciale në ditëlindjen e producentes së “Big Brother Vip”

01/18/2022 09:43
nga:Genita C

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani vazhdon të jetë emri më i përfolur në mediet rozë.

Pavarësisht të gjithë situatave që ndodhën brenda shtëpisë më të famshme “Big Brother Vip”, Bora ka një miqësi të mirë me producentët e këtij reality show, shkruan GazetaBlic.

Këtë e kanë vërtetuar më së miri disa pamje ku shihet Bora bashkë me Semin në ditëlindjen e producentës, Sara Hoxha.

Sara dhe Lori ishin të ftuara edhe në ditëlindjen e Borës dhe e surprizuan moderatoren me dhuratën më të bukur./GazetaBlic/