Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘FIFA The Best’ u mbajt sot në Zurich.
FIFA ka zgjedhur lojtarin më të mirë për vitin që lamë pas, shkruan GazetaBlic Sport.
Çmimin “Lojtari më i mirë” i vitit 2021 e fitoi, Roberto Lewandowski.
Për këtë çmim kanë votuar edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani dhe selektori, Primoz Gliha.
Të dy Ujkani dhe Gliha e kanë votuar polakun, Lewandowski si lojtarin më të mirë, kurse kanë dalluar për vendin e dytë dhe të tretë, pasi Ujkani këto dy vende i ndau për Messin dhe Salah, ndërsa Gliha për Benzeman dhe Jorghinon.
Samir Ujkani:
1) Robert Lewandowski
2) Mohamed Salah
3) Lionel Messi
Primoz Gliha:
1) Robert Lewandowski
2) Karim Benzema
3) Jorginho
/GazetaBlic Sport.


