Sporti

Juventus i futet garës për të nënshkruar me Martial

01/17/2022 21:09
nga:E K

Juventus është emri i fundit i shpallur si një destinacion i mundshëm për Anthony Martial (Manchester United).

Sulmuesi francez është në përplasje me menaxherin e Manchester United, Ralf Rangnick, pasi ka mbetur jashtë skuadrës për ndeshjen e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas “Calciomercato“, Juve po kërkon një përforcim për sektorin sulmues dhe është në dijeni të situatës së komplikuar të Martial te United, ku ai nuk ka luajtur rregullisht.

Skuadra nga Torino nuk është e vetme në garën për transferimin e lojtarit, e cila është shoqëruar me Newcastle, Seville dhe Barcelona.