Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se pas raportimit nga disa banorë për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kanë marrë masat e nevojshme për të ndalë ndërtimin.
Rama ma shkruar në Facebook se ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë.
Postimi i plotë i Ramës:
Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarë masat e nevojshme për të ndalë ndërtimin.
Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroi se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme.
Ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë.
I inkurajojmë dhe poashtu ftojmë qytetarët që rastet e tilla të raportohen.