Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën dy ndeshje për shkak të një tjetër dëmtimi në kofshë.
Italiani kishte humbur pesë ndeshje në Serie A në dhjetor për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë. Sipas “Il Corriere dello Sport” dhe “Sky Sport Italia“, ai do të detyrohet të largohet nga fusha në dy ndeshjet e ardhshme të ligës për të njëjtën arsye, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari mungoi mbrëmë në fitoren 1:0 ndaj Cagliari, në ‘Stadio Olimpico’. Mbetet të shihet nëse ai mund të kthehet për ndeshjen ndaj Genoa, më 6 shkurt.
Pellegrini do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Lecce në Coppa Italia dhe Empoli në Serie A.
/GazetaBlic Sport/


