Showtime

Opinionisti i “BBV”, Arbër Hajdari tregon si u njoftua me Vlera Devollin, vajza e biznismenit kosovar

01/17/2022 17:45
nga:Donika Fetahu

Njëri nga fytyrat publiku që u përfol kohëve të fundit në mediat rozë është opinionisti i “Big Brother Vip”, Arbër Hajdari.

Transparenca dhe opinionet e tij shumë të qarta, e kanë bërë atë ndër personazhet më të pëlqyera për publikun, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi ai kishte qenë në qendër të vëmendjes pasi që është fejuar me Vlera Devollin, vajza e biznismenit kosovar. Ai njihet për aktivitetin e tij në fondacionin humanitar “Fundjavë ndryshe” dhe ishte shkas ku dyshja u takuan, tregoi Arbëri.

““Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thash do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin ka filluar duke parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehët për shkak Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjave ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, foli opinionisti në një intervistë./GazetaBlic/