Lajme

Paralajmëron rritje të rrymës për 80% – Ramush Haradinaj thërret debat parlamentar

01/17/2022 16:53
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur debat parlamentar për ngritjen e çmimeve të artikujve elementarë, raporton Gazeta Blic.

Në një shkrim të tij në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka paralajmëruar se do të ketë rritje të çmimit të rrymës, që siç thotë ai: për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 përqind.

Ai ka kërkuar hapa nga ana e qeverisë Kurti, për të mos ndodhur një gjë e tillë.

Shkrimi i plotë nga Ramush Haradinaj:

Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 përqind.

Kjo është e papërballueshme.

Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë.
RH