Në ditët e fundit në mediat rozë ka qarkulluar lajmi për një lidhje të mundëshme midis reperit të njohur Noizy dhe moderatores Bora Zemani.
Krejt këto spekulime kanë lindur nga një video e cila u bë virale në rrjet, teksa dukej Noizy duke i buzëqeshur Borës, shkruan GazetaBlic.
Ndërkohë Noizy ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not”, ku ka folur hapur për gjëra të ndryshme, e nuk mund t’i ikte as ky detaj pa u sqaruar.
Reperi ka folur hapur për raportin e tij me moderatoren, ku ai theksoi se ata janë vetëm miq asgjë më shumë.
“Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë”, u shpreh Noizy./GazetaBlic/


