Eriksen mund të rikthehet në Premierligë.
Sipas “The Athletic“, Brentford i ka ofruar ish-mesfushorit të Interit, Christian Eriksen një kontratë gjashtëmujore me opsionin e zgjatjes edhe për një vit tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
Në dhjetor, Eriksen u largua nga Interi me marrëveshje të ndërsjellë pasi nuk lejohet të luajë në Itali me një zemër të implantuar.
Danezi është i vendosur të vazhdojë të luajë dhe agjenti i tij Martin Schoots kohët e fundit ka pohuar se rikthimi në futbollin anglez do të “ndihej si të kthehej në shtëpi” për ish-yllin e Interit.
Eriksen mund t’i bashkohet Brentford pasi dëshiron një rikthim në Angli.
/GazetaBlic Sport/


