Skuadra e Ulpianës ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të njohur, Qlirim Avdulli.
Avdulli i cili ishte pjesë e Drenicës, nga sezoni pranveror do të paraqitet për ekipin nga Lipjani, KF Ulpiana, shkruan GazetaBlic Sport.
Këtë e ka konfirmuar klubi me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.
Ja postimi (pa ndërhyrje):
“Mirë se vjen QLIRIM AVDULLI
KF ULPIANA 1926, arrin marreveshje me futbollistin QLIRIM AVDULLI (mbrojtes) cili vjen nga radhet e FC DRENICA, Skenderaj.
Qlirimi Avdulli ka qene edhe me heret lojtar i klubit tonë Ulpiana, dhe më pas ka vazhduar tek Arberia, Drenica dhe prap iu eshte bashkuar KF ULPIANES.
Klubi ka arritur marrëveshje me lojtarin fillimisht per 6 muaj me mundesi vazhdimi edhe për 1 vit”, ka shkruar KF Ulpiana.
/GazetaBlic Sport


