Gaboni ka pasur disa probleme shëndetësore, prandaj do rikthehet te “Topçinjtë”, gjatë ditëve të ardhshme.
Këtë e ka konfirmuar edhe përzgjedhësi i Gabonit, Patrice Neveu, që bëri me dije se dje është marrë vendimi që ta rikthejë në “Emirates”.
“Që dje është marrë vendimi që t’i dërgojmë (Auba dhe Lemina) në klubet e tyre. Nuk mund t’i vlerësojmë këtu, nuk mund të shohim patologjinë e COVID-it këtu. Është e rëndësishme që Pierre të rikthehet te Arsenal”, deklaroi ai.
Ndërkohë, raportohet se Auba ka probleme në zemër që kur u shërua nga COVID-19./


