Lajme

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga ushtarët amerikanë

01/17/2022 12:11
nga:N M

Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane, njëzetë pjesëtarë të Regjimentit të dytë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore përfunduan trajnimin një javor “Shkathtësi Malore”, njofton FSK.

“Gjatë trajnimit pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës u aftësuan në teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura, kalimin e pengesave ujore dhe repelim.

Në Komandën e Forcave Tokësore në Istog u mbajt ceremonia e certifikimit, ku të pranishëm ishin oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe atyre Amerikanë, të cilët vlerësuan lartë rëndësinë e trajnimeve të tilla të cilat kanë qellim ngritjen e aftësive taktike të pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

AAK i përgjigjet Rakiqit për reciprocitetin, ia përmend UÇK-në