Sporti

S’kanë të ndalur problemet për Djokovic, nëse nuk vaksinohet do të mungojë edhe në turneun tjetër të madh

01/17/2022 10:15
nga:L J

Qeveria franceze, e cila një kumtesë ditë më parë kishte bërë me dije se serbi, Novak Djokovic mund të merrte pjesë në turneun Roland Garros edhe nëse nuk ishte i vaksinuar, ka korrigjuar dhe paralajmëruar se të gjithë ata që konkurrojnë do të duhet të kenë vaksinimin e plotë, ashtu si do të kërkohet publiku dhe profesionistët e përfshirë.

Korrigjimi erdhi nga dora e Ministres së Sporteve, Roxana Maracineanu, natën e së dielës, disa orë pasi Parlamenti miratoi përfundimisht projektligjin që do të vendosë një certifikatë vaksinimi për shumë aktivitete të jetës shoqërore, që përfshin pjesëmarrjen në aktivitete sportive.

Në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter, Maracineanu konfirmoi se kjo certifikatë shëndetësore është miratuar, kështu që “që me miratimin e ligjit do të jetë e detyrueshme hyrja në hapësirat tashmë që i nënshtrohen pasaportës shëndetësore (stadiume, teatro apo salla) për të gjithë spektatorët , praktikantët, profesionistë, francezë apo të huaj”.

/GazetaBlic Sport