Futbollistët e Real Madridit fituan Superkupën e Spanjës pasi mposhtën Athletic Bilbaon (2-0) në finalen që luajt në Riad të Arabisë Saudite.
Çmimi për lojtarin më të mirë të ndeshjes i takoi Luka Modricit, i cili e kaloi skuadrën e tij në epërsi me golin e shënuar në minutën e 38-të.
Mediat spanjolle po shkruajnë sërish lëvdata për të dhe Marca i vendos në një artikull të titulluar: “Për fat të mirë, futbolli ka ende njerëz si Modric”.
Ndërkohë, Mundo Deportivo e hap tekstin e saj për kapitenin kroat si më poshtë: “Modric u maskua sërish si hero për t’i dhënë fund periudhës 549-ditore që Reali nuk ka fituar asnjë trofe. Athletico nuk dinte të deshifronte Modricin”.
/GazetaBlic Sport


