Sporti

Ancelotti krahason Vinicius me Ronaldon

01/16/2022 22:59
nga:E K

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe ndaj Athletic Billbaos.

“Los Blancos” kanë fituar me rezultat 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës me golat e Modric dhe Benzema, duke fituar kështu kupën e parë për vitin 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas triumfit në këtë garë, Carlo Ancelotti pati fjalë të mira për yllin brazilian, Vinicius, të cilin e krahasoi me Cristiano Ronaldon.

“Dallimi midis ekipit që kam tani dhe ekipit që kisha herën e parë te Reali? Tani nuk e kam Cristianon, por kam Viniciusin”, tha Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/